Policia në aksion, kontrollon kafenetë në kryeqytet se a po respektohen masat anti-Covid

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Përgjatë ditës së marte, policia e Kosovës ka dalë në terren për të kontrolluar kafenetë dhe restorantet për të parë nga afër se sa po respektohen masat antiCovid -19.

Me masat e fundit, duhet respektuar distanca fizike, shkruan IndeksOnline.

Vlen të përmendim faktin se në 24 orët e fundit policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se 545 tiketa në bazë të ligjit anti-Covid.

Ndryshe, sot gjatë ditës Ministria e Shëndetësisë do të mbajë një takim me krerët e institucioneve shëndetësore dhe të tjerët për të diskutuar zbatimin e masave kundër Covid19, dhe ndërmarrjen e masave të tjera.

Të ngjashme