Policia në Ferizaj mban puntori me temë ‘’ Parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm’’

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Sot, në Ferizaj është mbajtur puntori me temë, ‘’Parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm’’, e organizuar nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë nga DPP-Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj dhe OSBE.

Në këtë takim, u diskutuan çështje të ndryshme të sigurisë , me theks të veçantë për dukurinë e ekstremizmit, ku të pranishëm ishin përfaqësusesit e forumeve lokale të sigurisë në bashkësi, ( KKSB dheKLSP), nga rajoni i Ferizajt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkpunim edhe me Institucione tjera të vendit, planifikon aktivitete të ndryshme, në parandalim të kësaj dukurie.

Policia do të shfrytëzojë format e bashkëpunimit të ndërsjellë, në të mirë
të të gjithë qytetarëve, për një ambient të sigurtë dhe të qetë .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme