Policia në Ferizaj me aktivitet për Ditën e Fëmijëve

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, realizoi projektin ‘’Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve’’ që u mbajt tek sheshi ‘’ Adem Jashari ‘’ në Ferizaj.

Me këtë rast policia, para fëmijëve prezantoi të gjitha njësitet e DRP-Ferizaj dhe ekspozoi pajisjet etyre, me të cilat punojnë .

Ndërkaq, këtij aktiviteti ju bashkangjiten edhe pjesëtarët e FSK -së, KFOR-it amerikan , Brigada e Zjarrëfikësve dhe Emergjenca e Ferizajt .

Fëmijët, patën rastin së afërmi, të bashkëbisedojnë me pjesëtarët e policisë dhe të pjesëtarët tjerë, të marrin edhe foto me të gjithë.

Ky aktivitet kishte për qëllim të rritë besimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre për institucionet e tyre të sigurisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , uron të gjithë fëmijët për ditën e tyre, që ata të rriten me shëndet , të lumtur dhe të gëzuar përherë !

Të ngjashme