Policia në Ferizaj realizon aksionin “Lëmoshëkërkuesit”, ndalohen 23 persona

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndaluar 23 persona pas një aksion për të ndaluar lëmoshëkërkuesit në qytetin e Ferizajt.

Prej tyre 14 persona të moshës madhore dhe 9 fëmijë, ( 15 shtetas të Republikës Shqipërisë dhe 8 shtetas të Republikës së Kosovës).

Me këtë rast, policia ka shqiptuar 12 fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike”.

Në komunikatën e Policisë thuhet do të vazhdojë aksioni për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme