Policia në kërkim të këtyre tre të dyshuarve për vjedhje në Prishtinë

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka publikuar identitetin e tre personave që dyshohet se kanë kryer vjedhje në rajonin e Prishtinës.

Kastriot Shala, Ridvan Ademi dhe Leutrim Latifi, siç njofton Policia, konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit.

“Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës që sot ka zhvilluar një aksion të madh për kapjen e disa personave për grabitje të shumta në Prishtinë.

Policia ka arrestuar sot këta persona:

Xh. Sh, mashkull, 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

F. G, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

L. Sh, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

I. A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. H, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

F. C, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të vazhduar më tej në procedurë hetimore.

Gjatë aksionit të bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar:

Një revole

Trembëdhjetë veturave të llojeve të ndryshme

Dy motoçikleta

Dy lap-top

Dhjetë telefona celularë,

Çelësa veturash, dokumentacione të ndryshme, kartela bankash, si dhe gjësende të ndryshme.

Image
Kastriot Shala I lindur më 30.07.1995, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Trudë, komuna e Prishtinës.
Image
Ridvan Ademi I lindur më 11.08.1989, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Dobratin, komuna e Podujevës
Image
Leutrim Latifi I lindur më 27.02.1992, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Prishtinë.

Të ngjashme