Policia në ndjekje të personit që goditi me makinë dy gra e iku

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 11:35 | Nga

Policia e Kosovës po vazhdon ndjekjen e personit që me veturë të paidentifikuar goditi dy këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çamëria”, në Vushtrri, më 23.03.2018, saktësisht në orën 14:57.

“Një veturë e panjohur ka goditur dy këmbësore femra K/Shqiptare dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësit policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme