Policia në Pejë monitoron personat në vetizolim

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Pejës po i monitorojnë personat që janë në vetizolim, duke thënë se ditëve të fundit ka rritje të personave të cilët nuk po e respektojnë këtë masë.

Përmes një komunikate për media Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka njoftuar se kanë angazhime të shtuara për zbatimin dhe implementimin e masave kundër COVID-19.

“Ditëve të fundit kemi një rritje të personave të cilët nuk e respektojnë masën e vetizolimit, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ po ndërmerren masa duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetizolim”, thuhet në komunikatë.

Tutje, përmes kësaj komunikate, policia apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së.

Të ngjashme