Policia në Prishtinë ka intervenuar në mbi 2 500 raste, 25 incidente pati në shkolla

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 13:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë të premtes është mbajtur mbledhja e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Hafiz Krasniqi asamblist nga LDK-ja ka propozuar që të ndahen mjete për tregtarët e dëmtuar te tregu në Fushë-Kosovë, pas një zjarri të shkaktuar atje ditë më parë.

“Nisur prej parimit që ky Kuvend ka ofruar ndihmë për shumë biznese për çështje të ndjeshme unë besoj që duhet tu ofrojmë një ndihmë. Është shumë e rëndësishme pasi sipas një parallogarie që kanë dhënë tregtarët kanë treguar se kanë pasur dëme deri 50 mijë euro”, është shprehur ai.

Leutrim Retkoceri asamblist nga PDK-ja ka thënë është e padrejtë që drejtorët nuk vijnë  në mbledhje me i arsyetuar pikat e rendit të ditës.

Poashtu ai ka kërkuar që procedurat për regjistrimin e fëmijëve më çerdhe të transformohen sepse sipas tij ato janë shumë burokratike dhe i marrin prindërve deri katër ditë.

Gjithashtu Retkoceri ka theksuar se kryeqyteti vazhdon të ballafaqohet me mungesë të çerdheve.

“Ka përfunduar afati i ankesave që familjarët t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe procedurat me i dërguar një prind dy fëmijë në çerdhe ka shumë procese burokratike. Të transformohet e të kthehet në formë elektronike. Komuna është duke ngelë në zhvillimin dhe ndërtimin e çerdheve të reja që ka shumë nevoja komuna”, është shprehur ai.

Gjatë kësaj mbledhje ka raportuar koloneli nga Policia e Kosovës, Shkëlzen Xhafa, i cili ka njoftuar se gjatë vitit 2020 brenda Komunës së Prishtinës  janë shënuar gjithsej 2 563 raste.

Xhafa poashtu ka treguar se ka pasur rënie të lëndimeve të rënda trupore dhe të aksidenteve në komunikacion.

“Ka qenë kërkesë për një raportim për situatën e sigurisë në Prishtinë. Në vitin 2020 qendra ka 2 563 raste të iniciuara që i bien rreth 12 raste për një zyrtar policor. I kemi 36.82 raste për kokë banori në Prishtinë. Kemi pasë lëndime të rënda trupore në rënie. Aksidente trafiku ka pasur më pak se vitin e kaluar rreth 10 për qind. Stacionet policore kanë qenë të angazhuar në detyra jopolicore për shkak të pandemisë”.

Poashtu ai ka thënë se synim i Policisë ka qenë ngritja e performancës në hetim.

Kurse problematikë të shfaqur Xhafa e ka theksuar incidentet në shkolla ku gjatë viti 2020 janë shënuar gjithsej 25 të tilla.

“Mund të themi që synimet dhe objektivat kanë qenë që të ngritet perfomanca në hetim. Ulja e veprave penale dhe grabitje ka qenë synim. Një nga problemet e komunikacionit e pastaj dhuna në familje të shënon masa preventive”.

“Ngritja e patrullimeve në afërsi të shkollave e institucioneve arsimore. Një problem që na u ka hap është incidentet në shkolla ku kemi pasur 25 raste. Rastet kanë ndodhur përreth shkollave dhe bashkë me shkolla e prindër jemi munduar që t’i evitojmë” ka kanë thënë nga Policia”, shtuar ai.

“Në ligjin për Covid jemi ballafaquar fillimit me ligjin për kundërvajtje për shkak se ka lënë shumë hapësira. Në aspektin e efikasitetit të Policisë ka arritur me u avancuar edhe në aspektin teknologjik”.

Të ngjashme