Policia në Prizren shqipton 33 tiketa trafiku, qytetarët ankohen për bllokim në rrugën unazore të qytetit

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Sot, policia rajonale në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ për lirim e trotuareve, kontrollimin e motoçikletave dhe përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

Ky aktivitet i policisë përveç punës së përditshme, bazohet edhe në ankesat e qytetarëve dhe bizneseve në Prizren, sidomos në rrugën unazore të qytetit.

Andaj, drejtoria rajonale në këtë aktivitet ka angazhuar njësi të specializuara të njësisë së komunikacionit rrugor dhe njësi tjera policore.

Në angazhimet policor në Prizren gjatë realizimit të detyrave janë gjetur parregullsi në kundërvajtje dhe për këtë policia ka shqiptuar 33 tiketa trafiku.

Me këtë aktivitet policia do të vazhdoj ditën e sotme dhe në ditët në vijim.

Të ngjashme