Policia në rajonin e Pejës synon bashkëpunim me brigadën Multinacionale të KFOR-it

Pejë | 16 Pri 2019 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Drejtorisë së policisë Rajonale në Pejë, kolonel Sami Shabanaj së bashku me zëvendësdrejtorin rajonal dhe shefin e Sektorit të Operativës, priti në një takim informues, komandantin e KFOR-it të Brigadës Multinacionale Perëndim me bazë në fshatin italian në Pejë, kolonel Gianfranco Di Marco.

Fillimisht kolonel Di Marco i uroi mirëseardhje në detyrën e re drejtorit Shabanaj dhe siguroi Policinë e Kosovës se do të jetë partner në ofrimin e një ambienti të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e rajonit që mbulon.

Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në sigurinë e qytetarëve në zonën tonë të përgjegjësisë.

Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe vazhdimin e takimeve të tilla.

Të ngjashme