Policia në Vushtrri arreston personin e kërkuar me urdhër të gjykatës

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Në orët e pasdites së sotme,  polica në Vushtrri, ka arrestuar një person për të cilin kishte  urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata.

Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari L. T., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën, për  tetë raste të veprave  penale ,, Vjedhje  pylli ”.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës,  i  njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton policia.

Të ngjashme