Policia: Pelegrinët serbë nuk do të vijnë në Gjakovë për të kryer ritet e tyre

Gjakovë | 06 Jan 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Pelegrinët serbë të cilët çdo 6 janar tentojnë të kryejnë ritet e tyre në qytetin e Gjakovës, edhe kësaj radhë nuk do të vijnë në këtë qytete, raporton Gazeta Blic.

Të paktën kështu ka thënë Shpresim Ramadani nga Policia e Kosovës në një lidhje direkte.

Ai tha se sipas informatave jo zyrtare pelegrinët serbë gjatë ditës së sotme nuk do të vijnë në Gjakovë për të kryer ritet e tyre.

Tha se nuk ka asgjë zyrtare porse kanë informacione lidhur me këtë mos pjesëmarrje të tyre.

“Sipas informatave ata (serbët) nuk do të vijnë për të kryer ritet e tyre, por asgjë nuk është zyrtare se do të vijnë apo jo” tha ai.

Ramadani tha se lidhur me këtë protestë nuk kanë pasur ndonjë njoftim nga protestuesit por shtoi se njoftimin e kanë marrë përmes informacioneve nëpër rrjete sociale e medie.

Ndryshe, që nga ora 8 e mëngjesit familjet e qytetit të Gjakovës janë duke protestuar kundër ardhjes së serbëve për të kryer ritet e tyre në këtë qytet.

Lexo edhe: Protesta në Gjakovë, familjarët të vendosur që të mos i lënë pelegrinët serbë të bëjnë ritet e tyre

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme