Policia me plan operativ për 10-vjetorin e pavarësisë

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 12:07 | Nga

Policia e Kosovës ka përgatitur plan të veçant operativ për ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë manifestimeve për pavarësinë e vendit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për lajmi.net se ky plan operativ do të iu mundësojë qytetarëve të vendit të festojnë dhjetë vjetorin e pavarësisë pa ndonjë incident.

“Me rastin e shënimit të vitit jubilar, 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Policia e Kosovës ka ndërmarr masa të nevojshme planifikuese operative dhe preventive duke hartuar një plan të veçant operativ për të siguruar që mbarvajtja e evenimenteve manifestuese të kaloj pa ndonjë incident duke ju mundësuar qytetarëve të Republikës së Kosovës që të festojnë ditën e pavarsisë së vendit”, ka thënë Hoxha.

Qëllimi i planifikimeve operative policore permes këtij urdhëri të veqantë operativ është:

Mbajtja e rendit, qetësisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit.

Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike në vend.

Ofrimi i sigurisë së shtuar, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktiviteteve dhe manifestimeve të ndryshme të organizuara nga Institucionet shtetërore.

Ngritja e nivelit të përgjegjësisë policore në monitorim, reagim dhe veprime konform zhvillimit të situates për të ofruar siguri dhe lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve kudo dhe kurdo gjatë zhvillimit të aktiviteteve manifestuese në gjithë vendin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme