Policia planifikon të blejë armë të gjata (Dokument)

Prishtinë | 04 Kor 2016 | 10:55 | Nga

Policia e Kosovës është duke planifikuar të blejë 226 copë armë të gjata. Vlera e parashikuar e kontratës është mbi 631 mijë euro, raporton Indeksonline.

Armët e gjata bashkë me 200 copë optika, planifikohen të blihen gjatë këtij vitit, ndërsa data e fundit për pranimin e tenderëve është 1 gusht i këtij viti.

Operatori ekonomik duhet të bëjë trajnimin për 10 zyrtarë policor dhe duhet ta organizojë brenda 6 muajve pas dorëzimit të mallit.

Vlera e përgjithshme e parashikuar e kontratës është 631, 660.04 euro.

Afati i dorëzimit të armëve është 180 ditë kalendarike pas marrjes së lejes së eksportit.

policia - arme

policia - arme1

 

Të ngjashme