Policia po e heton një noter në Prishtinë për keqpërdorim të detyres zyrtare

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, është duke e hetuar një noter në Prishtinë, për keqpërdorim të detyres zyrtare.

Sipas raportit të policisë, një person është ankuar në Polici, pasi që ka pasur dyshime se noteri i’a ka keqpërdorur kontrata apo ndryshuar.

KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR

Prishtinë 13.09.2021 – 11:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi ka kryer një kontratë te një noter, më vonë ankuesi dyshon që i është keqpërdorur kontrata apo ndryshuar nga noteri. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme