Policia po patrullon me pushkë automatike në Karaçevë

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetet, sociale, Policia e Kosovës tashmë ka nisur patrullimin në Karaçevë, pranë vijës kufitare me Serbinë.

Policë të Kosovës me armë të gjatë janë parë në atë duke patrulluar në atë anë.

Image may contain: 1 person, outdoor, text that says 'LUMHD'

KFOR ka lajmëruar dje se me policinë e Kosovës do të nisin patrullimet në zonën, që prodhoi shumë reagime këtë javë.

“Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka nisur planifikimin me Policinë Kufitare të Kosovës për veprimtari të përbashkëta operacione në zonën e Kamenicës”, thuhej në njoftimin e KFOR’it.

Të shtunën e kaluar, ushtarë serbë me uniformë e armë u panë duke lëvizur rreth lagjeve të banuara me shqiptarë, në Karaçevë, që është pjesë e Kamenicës.

Image may contain: one or more people, people standing, tree, outdoor and nature
Image may contain: one or more people and outdoor, text that says 'LUMHD'

Të ngjashme