Policia pozicionohet në Zveçan (VIDEO)

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Njësia Speciale është pozicionuar në Zveçan dhe është duke e monitoruar situatën sigurisë atje.

Disa serbë në orët e hershme sot kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për moslejimin e mbajtjes së referendumit.

Ata tani kanë filluar të shkojnë në mënyrë të organizuar për të marrë pjesë në votimin për referendum që po mbahen në Serbi.

Deri më tani situata është e qetë dhe nuk raportohet për tensione.

Klan Kosova ju sjell pamje nga vendi ku po qëndrojnë Policia e Kosovës.

Të ngjashme