Policia qytetarëve: Na lajmëroni nëse keni informacione për këta dy persona

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, në lidhje me kërkimin e dy personave.

Ata me 30 maj të këtij viti, janë shpalluar në kërkim si të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga prokurori i Departamentit për Krime të Përgjithshme  në Prokurorinë  Themelore në Mitrovicë ka thënë se lejohet publikimi i fotografive  në media të shkruara dhe elektronike i dy personave të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë se publikimi i fotografive për dy të dyshuarit  ka për qëllim që  në bashkëpunim me qytetarët  të bëhet i mundur lokalizimi dhe arrestimi i personave   të dyshuar, përcjell Klankosova.tv.

“Personat e  shpallur në kërkim  janë të  dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e ndodhur me datën 30 maj 2021, në Skenderaj.Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë  Policinë e Kosovës “, bëhet e ditur në komunikatë.

Tutje, ata njoftojnë se informacione për personat   në kërkim, mund të dërgoni  në  stacionin  më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit  “Lajmëro Policinë”.

 Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

–  192

–  +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale  Mitrovicë Jugu

–  044/633 551

–  E-mail adresa: [email protected]

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme