Policia raporton për disa raste të dhunës në familje

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi e sulmoi fizikisht gruan e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 28.01.2022 – 04:37. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuar mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Një person nga Prishtina ka lajmëruar policinë se po merr mesazhe kërcënuese pas ndarjes nga gruaja me të cilën ka bashkëjetuar.

“Prishtinë 27.01.2022 – 23:55. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas ndarjes nga e dyshuara me të cilën kanë bashkëjetuar, në vazhdimësi është duke pranuar mesazhe kërcënuese nga numra të ndryshëm të telefonave”, thuhet më tutje në njoftim.

Ndërkaq në Pejë është arrestuar një person pasi e sulmoi fizikisht gruan dhe dy vëllezërit e saj. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Pejë 28.01.2022 – 20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe dy vëllezërit e saj viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.

Ndërsa në Skenderaj është arrestuar një person pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tij.

“Fsh. Kllodernicë, Skenderaj 26.01.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tij, viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme