Policia refuzoi kërkesën e kompanisë “Pastrimi” për protestë

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 08:59 | Nga Albana Hajdari

Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e kompanisë “Pastrimi”, për protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Përmes një komunikate për media nga kjo kompani bëjnë të ditur se janë të zhgënjyer me institucionet vendore e konkretisht me ato te rendit, pasi që thonë se dy herë radhazi kanë bërë kërkesë te Policia e Kosovës që t’ju lejohet mbajtja e një protestë paqësore me kamionë në qytet me një numër të vogël të punëtorëve dhe dy herë radhazi e njëjta kërkesë iu është refuzuar nga Policia e Kosovës.

“Kërkesa jonë kishte për qëllim që përmes protestës të shprehej pakënaqësia e punëtorëve ne mos përfshirjen e tyre në Pakon Emergjente te Qeverisë se Republikës se Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Këta tutje në komunikatë kanë thënë se e kanë respektuar refuzimin e kërkesës nga Policia e Kosovës, por për ta është e papranueshme që kësaj kompanie t’i refuzohet kërkesa, e në shesh të dalin të protestojnë qindra qytetarë.

“Kërkesa jonë adresuar te Policia e Kosovës kishte për qëllim mbajtjen e protestës paqësore me një numër te vogël te punëtorëve gjithmonë duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar te Shëndetësisë, ndërsa realiteti dje fliste ndryshe me atë qe ndodhi ne sheshin e kryeqytetit”.

Kompania “Pastrimi” paralajmëroi se sot nga ora 09:00 deri në 12:00 do të mbajë protestë paqësore para objektit te Qeverisë se Republikës se Kosovës për të shprehur pakënaqësinë në mos përfshirjen e këtyre punëtorëve ne Pakon Emergjente, ndërsa i kanë bërë thirrje edhe Policisë se Kosovës te sigurojë rendin dhe qetësinë e mbarëvajtjes së protestës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme