Policia rrethon studion e Pressing-ut, në pritje për arrestimin e Dardan Molliqajt

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës po e kërkon kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn, për ta arrestuar pas veprimeve të tij në protestën që u mbajt të shtunën.

Makina civile dhe zyrtare të Policisë së Kosovës kanë mbërritur afër zyrave të T7 ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing, ku i ftuar është Molliqaj.

Policia e Kosovës është duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.

Të ngjashme