Policia s’e ka ndalur Kadri Shalën kur ka hyrë në Kosovë, ai ka shkuar i lirë në stacion

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group” ku u derdhën 2.1 milionë euro të shtetit me disa transaksione ilegale, është kthyer sot në Kosovë si çdo qytetar tjetër, ndonëse po kërkohej nga Prokuroria Speciale.

Avokati i tij, Osman Hoxha, ka treguar se Shala është kthyer nga Turqia dhe nuk është ndaluar fare me të hyrë në Kosovë.

“Ky ka jetu në Kosovë, ashtu siç është treguar më herët përmes mediave. Ka udhëtu njëherë për një kohë të shkurtër në Turqi. Është kthyer vetë. Kemi ardhë unë me të bashkë, jemi paraqitur këtu në Polici”, ka thënë Hoxha para gazetarëve.

I pyetur se pse nuk është ndaluar gjatë hyrjes në territorin e Kosovës, avokati i Shalës ka thënë se “ajo çështje nuk i përket avokatisë, aty janë organet kompetente”.

Të ngjashme