Policia sekuestron dy armë, të cilat një 18 vjeçar i kishte ekspozuar në internet

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Policia ka sekuestruar dy armë të cilat një 18-vjeçar ditë më parë i kishte ekspozuar në rrjete sociale.

“Sot me datën 7 shkurt 2022, janë identifikuar dhe sekuestruar dy armë. Ditë më parë në rrejte sociale i dyshuari kishte postuar video-sekuenca në të cilat sekuenca i dyshuari shihej duke ekspozuar armë, mbi bazën e këtyre pamjeve hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, me ç’ rast pas kontrollit në vendbanimin e tij, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë dhe një pistoletë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv

Sipas policisë, për këtë rast është intervistuar i dyshuari G. I., 18 vjeçar, i cili pas intervistimit me urdhër te prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme