Policia shpall tender për furnizim me ushqim, planifikon të shpenzojë 1.5 milion euro

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka shpallur tender për furnizim me ushqim. Për këtë tender, planifikohet të shpenzohen 1.5 milionë euro.

Bazuar në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kompania që e fiton këtë tender duhet të dërgojë furnizimin në cilën do pikë që i kërkohet në gjithë territorin e vendit.

“OE duhet të dërgoj furnizimin në cilën do pikë që kërkon AK në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj.

“Qëllimi i këtij aktiviteti te prokurimit është furnizimi dhe pergaditja me ushqim për Policin e Kosovës sipas kërkesave te AK”, thuhet tutje në njoftim.

Vlera e saktë e parave që ka planifikuar Policia të shpenzojë për këtë tender është 1 milion e 555 mijë e 410 euro.

Kompanitë e interesuara për ta kryer këtë furnizim kanë afat që të dorëzojnë ofertat deri më 20 qershor, në orën 14:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

Në fund të njoftimit, Policia ka bërë me dije se kontrata aktuale që kanë ka validitet deri në mars 2023, por se shkaku i pandemisë, numrit të madh të operacioneve policore dhe zgjedhjeve të parakohshme, “janë shpenzuar shumica nga pozicionet e caktuara”.

“Arsyetimi nga njësia kërkuese në bazë te informacioneve që posedoj nga projekt menaxheri, kontrata ka validitet deri ne Mars te vitit 2023 mirëpo sipas kushteve te kontratës devijimi i lejuar +- 30% vleni për pozicion artikull dhe aktualisht janë shpenzuar shumica nga pozicionet e caktuara dhe konsideroj se për një rritje te tille kane ndikuar edhe rrethanat si në vijim Ø Situata pandemike Ø Numri i madh i operacioneve te zyrtareve policor te angazhuar për te cilët është aprovuar edhe mbështetja me furnizim me ushqim, Ø Mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës etj. Duke marr parasysh rëndësinë e projektit në fjalë në mënyrë që të mos mbesin pa ushqim pasi kjo reflekton ne realizmin e detyrave operacionale , me mirëkuptim kërkojmë nga ana juaj të shqyrtohet mundësia e shkurtimit të afateve të publikimit sipas Ligjit te Prokurimi Publik”, thuhet në njoftimin për kontratë.

*Fotoja është e ushqimit që u ishte servuar policëve gjatë aksioneve në veri

Të ngjashme