Policia shpërndan dhurata për fëmijët me autizëm

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 12:22 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës me rastin e festave të fundvitit në kuadër të projektit “Urime 2020” ka vizituar Shoqatën e Prindërve me Fëmijë me Autizëm dhe ka shpërndarë dhurata për fëmijët në shoqate, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Shoqatës së Prindërve me Fëmijë me Autizëm, Violeta Hyseni, tha se ky projekt ishte i ideuar nga Policia e Kosovë.

“Ky ishte projekt ideorë i Policisë se Kosovës, ku na ftuan një ditë që t’i gëzojnë fëmijët fillimisht me një ligjëratë të informohen më shumë lidhur me rregullat e trafikut dhe me shpërndarjen e dhuratave saktësisht 30 dhurata”, tha  ajo për Ekonomia Online.

Hyseni tha se fëmijët u gëzuan shumë me aktivitetin e policisë, anipse në fillim u frikuan nga ata.

“Ajo pjesa e ligjëratave e pash që nuk ishte aq atraktive mirëpo duke i parë dhuratat mirëpo e pash buzëqeshjen e tyre në fytyrë. Ne si organizatë jemi të hapur për bashkëpunim sidomos me policinë e Kosovës, e kemi atë fobinë që kur i shohim policinë me uniformë që policia veç dënon e realiteti është krejt ndryshe, prindërit i kisha lut që të mos i frikojnë por t’ua mbjellin në kokë që policia është për sigurinë tonë”, tha ajo për Ekonomia Online.

Të ngjashme