Policia shqipton 403 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-Covid

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Masat antiCOVID-19 kanë bërë që shumë qytetarë të marrin gjoba nga policia.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 403 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndërsa janë shqiptuar 953 tiketa për mosrespektim të rregullave në trafik dhe kanë ndodhur 43 aksidente trafiku me dëme materiale e 36 me të lënduar.

Të ngjashme