Policia shqipton 59 gjoba dhe konfiskon 9 motoçikleta në Prishtinë

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave, dhe përdorimit të telefonit gjatë ngasjes së automjetit.

Sipas një njoftimi të PK-së sot janë shqiptuar 59 gjoba dhe janë konfiskuar 9 motoçikleta.

“Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të ngjashme