Policia shqipton rreth 1000 gjoba, s’u respektuan masat ant-Covid

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Teksa vendi po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga COVID-19, zyrtarët policorë janë gjatë tërë kohës në terren për të shikuar nga afër se a po respektohen masat antiCOVID, të vendosura nga institucionet përgjegjëse.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shqiptuar 924 gjoba në bazë të ligjit antiCOVID.

Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit pati numër të madh të gjobave të cilat u shqiptuan për mos-respektim të këtyre masave.

Të ngjashme