Policia sot dhuron lule për gratë

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës sot do t’u dhurojë lule të gjitha grave që do të hasen në sheshe dhe në pika kontrolli të automjeteve, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, raporton Ekonomia Online

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka njoftuar se aktivitetet do të fillojnë të mbahen nga ora 13:00.

“Më 8 Mars, nga ora 13:00, njësi të trafikut do të realizojnë aktivitete në rr. Prishtinë-Fushë Kosovë. Nga ora 13:15, aktivitete do të realizohen te rrethi i Flamurit. Ndersa, nga ora 13:30, aktivitete do të shënohen edhe në sheshet kryesore në Prishtinë, konkretisht në Sheshin “Zahir Pajaziti””, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme