Policia sqaron pse shtoi prezencën në një qendër votimi

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 11:07 | Nga

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik dhe qytetarëve, Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare sqaron opinionin lidhur me një video-incizim publikuar në portalin Indeksonline ku shihen më shumë policë në Depon Komunale të KKZ-së në shkollën “Rasim Kiqina”.

Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se numri i zyrtarëve policorë ka qenë më i madh për shkak se nga ora 09:00 policia ka pasur takim me zyrtarë të KKZ-se te Depoja Komunale në shkollën “Rasim Kiqina”, për të filluar me shpërndarjen e Materialit Senzitiv për njësitë mobile në terren.

Policia thotë se sipas Planit janë pesë Qendra Mobile, ku dy do të jene në lëvizje për personat me nevoja të veçanta dhe tri Qendra Mobile për votuesit nëpër Institucione Korrektuese, me këto qendra mobile janë te angazhuar 10 zyrtarë policorë dhe për këtë arsye është dukur ky numër më i madh i zyrtareve policorë në atë qendër.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Drenas, ku deri më tani nuk është evidentuar asnjë incident në aspektin e sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme