Policia s’tregon pse vonohet fshirja e gjobave të paguara

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Shumë telashe u kanë dalë atyre që kanë shkaktuar kundërvajtje në trafik. Gjobat e shqiptuara nga policia e Kosovës nuk u janë shlyer edhe pas pagesës së tyre.

Për shkak të kësaj, V.M. nga Prishtina i është dashur një javë kohë të shkojë nëpër stacione të policisë, duke ua dërguar edhe kopjen e fletëpagesës derisa është bërë shlyerja, shkruan sot Koha Ditore.

Ndryshe, nuk ka mundur të vazhdojë regjistrimin e automjetit. Megjithëse V.M. e kishte paguar gjobën dhe e kishte dorëzuar fletëpagesën në Polici, e njëjta figuronte në sistem edhe pas tri javësh që e kishte paguar.

Këtë e kishte marrë vesh vetëm pasi kishte shkuar në Qendrën për regjistrimin e automjeteve në Prishtinë për të vazhduar regjistrimin e veturës.

Zyrtarët policorë të Kosovës kanë treguar vetëm për “rrugën” që duhet ndjekur për shlyerjen e gjobave në trafik në rast se qytetarët i shkelin rregullat, por jo edhe për vonesën e shlyerjes së tyre në rast se paguhen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme