Policia: Tre zyrtarë policor janë lënduar gjatë protestës së djeshme të PSD-së

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes raportit të 24 orësh ka bërë të ditur se nga aksioni i djeshëm i PSD-së, kanë mbetur të lënduar tre zyrtarë policor.

“Disa persona janë grumbulluar para stacionit policor dhe kanë filluar të shkruajnë grafitë dhe kanë vendosur pankartë. Organizatorët dhe simpatizantët nuk iu kanë bindur urdhrave të zyrtarëve policor, një person është arrestuar dhe 15 të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor. Gjatë arrestimit dhe shoqërimit, janë lënduar tre zyrtarë policor, ku kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme