Policia tregon çka gjeti në parkingun ku u gjet i vdekur nipi i Adem Grabovcit

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së nipit të ish-deputetit të PDK’së, Adem Grabovcit. Ai u gjet i vdekur dje brenda veturës në një parking nëntokësor në lagjen “Emshir” të Prishtinës

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë zjarri me 12 fishekë dhe 1 gëzhojë e kalibrit 9 mm.

Dyshohet se ai ka bërë vetëvrasje.

“Lagjja Emshir, Prishtinë 02.06.2022. Raportohet se është gjetur në një veturë një person mashkull kosovar i gjakosur dhe pa shenja jete,  dyshohet që i njëjti ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, 1 gëzhoje te kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme