Policia tregon sa aksidente ndodhën brenda 24 orëve të fundit

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

55 aksidente kanë ndodhur brenda 24 orëve te fundit në Kosovë.

Asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ka njoftuar Policia përmes raportit ditor.

Ndërkaq, 32 aksidente ishin me të lënduar e 33 përfunduan me dëme materiale.

Për shkak të mosrespektimit të shenjave në komunikacion, Policia e Kosovës ka shpërndarë 1 mijë e 498 gjoba. 

Të ngjashme