Policia tregon se si ndodhi aksidenti ku humbi jetën 12 vjeçarja nga Lipjani

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth aksidentit të djeshëm në Lipjan me ç’rast humbi jetën një 12 vjeçare, pasi u godit nga një traktor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti nga pakujdesia me traktorin e tij në lëvizje ka goditur viktimën femër K/Shqiptare derisa ishte duke drejtuar biçikletën. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

Të ngjashme