Policia u del në ndihmë banorëve që mbetën të ngujuar në Stankaj të Rugovës

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se u ka dalë në ndihmë banorëve që mbeten të ngujuar në Stankaj rë Rugovës.

“Dje, më datë 02.12.2021, nga disa media elektronike është raportuar për një qytetar, i cili ka deklaruar se është bllokuar nga bora në fshatin Stankaj në Bjeshkët e Rugovës. Sot, më datë 03.12.2021, në orët e hershme të mëngjesit, Policia Kufitare gjegjësisht Drejtoria e Policisë Kufitare” Perëndimi” në Gjakovë, kanë vizituar qytetarët e bllokuar G.F si dhe D.N me qëllim që të ju dalin në ndihmë bazuar në nevojat që ata mund të kenë”.

Policia njofton se qytetarët janë ndihmuar nga patrulla kufitare që të lëvizin me veturën e tyre dhe të dalin në rrugë të kalueshme ku pastaj ata kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin e tyre në fshatin Stankaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme