Policia ushtarake e FSK-së trajnohet nga karabinierët italianë

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se policia ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar kursin “Trajnimi i Trajnerëve-Kontrolli i Trazirave dhe Turmave (CRC)” të mbajtur në Regjimentin e 13-të të Korpusit të Karabinierëve në Gorizia, Itali.

Sipas Mehajt, trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit ushtarak bilateral në mes të forcave të dy vendeve, i cili, siç thotë ai, po intensifikohet vazhdimisht.

“Falënderim dhe mirënjohje e lartë për forcat partnere italiane”, ka shkruar Mehaj në facebook.

Të ngjashme