Policia vazhdon ligjëratat nëpër shkolla për parandalimin e dukurive negative

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha stacionet policore të Rajonit të Prishtinës, në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, po mbajnë ligjërata nëpër shkolla, rreth delikuencës së të miturve, dhunës në familje, bullizmit, ngacmimeve seksuale etj.

Këto ligjërata janë pjese e projekteve informuese dhe edukuese që kanë rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe mbrojtjen e komunitetit nga dukuritë asociale si dhe përafrimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Ndryshe, kohët e fundit janë paraqitur disa raste të dhunës në shkolla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme