Policia vazhdon monitorimin e komunikacionit me dron – konfiskon 12 patentë shoferë

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Në një komunikatë thonë se një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.

“Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës dje më datë 14.06.2021, veç patrullimit, pikave të kontrollit në identifikimin e kundërvajtësve, NJRKRR-ja ( Njësia Rajonale e komunikacionit rrugor, në bashkëpunim me NJSO-në ka pat kontroll me përdorimin e dronë-ve dhe është vëzhguar hapësira ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventiven e sigurisë rrugore, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve bien ndesh me rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në komunikatë.

Plani operativ me DRON është implementuar në këto lokacione:

Rruga Rahovec-Suharekë – fsh. Opterushë

Fsh. Ponoshec

Fsh. Bec

Sipas tyre, gjatë këtij plani janë konfiskuar 12 patën shofer për tejkalime në vende të ndaluara me shenja horizontale, kthesa dhe tejkalime të kolonës së mjeteve.

“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, nuk do të bëjë asnjë tolerim, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në fund.

Të ngjashme