Policia zbuloi më shumë se 400 automjete pa doganë

Prishtinë | 24 Dhj 2016 | 09:18 | Nga

Policia e Kosovës ka parandaluar mbi 700 mijë euro shmangie të pagesës së doganës për mbi 400 vetura që janë zbuluar në rajonin e Mitrovicës pa dokumente përkatëse.

Policia e Kosovës, Njësia e Auto-krimeve ka identifikuar mbi 400 vetura të pa pagesë të doganës, në vitin 2016. Sipas një komunikate të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, mbi 400 vetura pa dokumente përkatëse janë zbuluar si rezultat i një pune të gjatë të përpunimit të informatave dhe zhvillimit të hetimeve intensive në identifikimin e veturave të dyshuara, shkruan gazeta Zëri.

“Hetuesit policorë, konkretisht Njësia e Auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, gjatë vitit 2016, ka identifikuar mbi 400 vetura, me dokumentacion jopërkatës. Veprimet policore gjatë tërë vitit ishin të orientuara mbi bazën e identifikimit dhe verifikimit fillestar të dokumentacionit të këtyre veturave, ku hetuesit policorë në bashkërendim me prokurorin kompetent kanë ngritur dyshimet se këto vetura nuk kishin dokumentacion përkatës që dyshoheshin për shmangie të obligimeve doganore”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme