Policja e Kosovës në mbështetje të luftës së UÇK-së, vendos shenjat e duarve te “NEW BORN”

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Monumenti i njohur në Prishtinë “New Born” do të ndryshojë pamje për përvjetorin e 13-të të Pavarësisë së Kosovës.

Dizajni i ri do të ketë lidhje me ushtrinë.

Ngjyrat që do t’i marr “New Born” do të jetë njëlloj si të ushtrisë.

Mbi këto ngjyra, do të vendosen shenja të duarve të qytetarëve, që simbolizojnë përkrahjen për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mbështetje i ka dhënë edhe një police e Kosovës, e cila i ka vendosur shenjat e duarve në këtë monument.

Në një fotografi të publikuar në faqen “Newborn Monument” shihet policja teksa vendos shenjat e duarve mbi këtë monumet që do të zbulohet më 17 Shkurt.

https://www.facebook.com/NewbornKS/posts/10159144732557070

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme