Politika ende nuk e ka kuptuar rolin e grave në shoqëri

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 12:04 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfshirja e grave në politikë, ekonomi dhe shoqëri është synim i përgjithshëm i programit  gjithëpërfshirës shoqërorë është thënë në tryezën e organizuar nga “Jahjaga Fondacion” me temë “Pjesëmarrja e grave në qeverisje dhe promovimi i politikave që mbështesin gratë në ekonomi”, raporton Ekonomia Online.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se në Kosovë ende nuk kuptohet roli i gruas në shoqëri.

“Privimi i vajzave dhe grave nga mundësitë e barabarta në ekonomi dhe politikë mund të privohet si formë e dhunës në shoqëri të barabarta. Si shoqëri politike nuk e kuptojmë ende rolin e gruas dhe vajzave në ekonomi dhe politikë”.

“Më shumë bëhet për shkak se donatorët shlyejnë në këtë drejtim apo organizatat e ndryshme ,por sipas bindjeve politike shumë pak. Pastaj mungon një linjë e grave që duan të hyjnë në ndërmarrësi”, ka thënë Kusari-Lila.

Dita Dobranja nga instituti Riinvest, tha se institucionet duhet të punojnë më shumë në aktivizimin e grave dhe përfshirjen e tyre në ekonomi, raporton EO.

“Fuqizimi ekonomik i grave është i rëndësishëm sepse kur gratë aktivizohen dhe pavarësohen financiarisht ato investojnë më shumë në familjen e tyre dhe në arsimimin e fëmijëve. Shoqëria përparon, ka investim më të madh të mirëqenies në familje, të edukimit në familje”.

“Do të thotë përparon shoqëria. Kur gratë janë të pavarura financiarisht ato nuk jetojnë në një familje që ka dhunë në baza gjinore. Është shumë qenësore që gratë të përfshihen në ekonomi”, ka thënë ajo.

Të ngjashme