Politika të heqë dorë nga sistemi i drejtësisë – vettingu shpresë, por jo zgjidhje

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 12:50 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Social-Demokrate (PSD) ka organizuar tryezën me temën “Vettingu – hapi drejt forcimit të gjyqësorit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Aty u tha se tha se vettingu është një nga instrumentet e reformave në sistemin e drejtësisë, por që nuk i zgjidh të gjitha problemet, raporton EkonomiaOnline.

Nga diskutuesit u tha se sistemi i drejtësisë po përballet me probleme si mungesa e transparencës, vendimmarrjes, llogaridhënies por edhe me korrupsion. Ndërsa ishte qëndrim i përbashkët se “politika po vazhdon të ndërhyjë në drejtës”.

Shqipe Pantina nga PSD tha se gjyqësori nuk ka arritur të luftojë korrupsionin dhe se përmes vettingut duhet gjetur rrugë për të kaluar.

Tha se si PSD do të bëjnë përpjekje të shtyjnë përpara idenë për jetësimin e vettingut.

“Një nga çështjet prioritare dhe që duam t’i shtyjmë përpara është lufta kundër korrupsionit  dhe krimit të organizuar. Vlerësojmë se gjyqësori nuk ka arrit suksese me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit pasojat po i bëjmë çdo ditë, një prej pasojave është mungesa e lëvizjes së lirë. Ne nuk pretendojmë se kemi çelësin magjik si duhet bërë vettingu por mendojmë se si shoqëri dhe jo vetëm si politikë mundë të gjejmë një rrugë apo  mënyrë përmes të cilit mundë të kalojmë”

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka degradim total në sistemit të drejtësisë, ndërsa shtoi se është  shfrytëzuar dhe keqpërdorur autoriteti ligjorë.

“Në Kosovë kemi pas proces riemërimi të gjyqtarëve dhe prokurove i cili është bërë prej shpalljes së Kosovës shtet deri sot. Një prej rasteve qe ka dështuar me verifikua figurën e individëve të caktuar ka qenë Lumezi i cili është bërë  prokuror pa e pas provimin e Jurispodencës. Përveç kësaj aq kemi kryeprokuror që s’ka provim te jurispodencës na kemi degradim total prej  shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sa më shumë kemi marrë ne si institucione e kemi shfrytëzua autoritetin ligjorë me keqpërdor.

Musliu tha se personat që udhëheqin me sistemin e drejtësisë janë të kontestuara dhe për këtë sipas tij, më së miri e tregon rasti i fundit i fajdeve, ku shpërfaqen persona politikë të involvuar në raste kriminale.

“Figurat që e udhëheqin drejtësinë janë me ngritët të kontestuar që lidhet me njerëz qe i kam shërbye ish regjimit. Ka shumë raste që dëshmojnë lidhje kriminale që nuk janë ndjek as nga policia as nga prokuroria. Emërimet me ndikime politike kanë krijuar amnesti zyrtarëve në pushtet dhe grupeve të interesit që janë shume të fuqishme. Rasti i fajdeve ku janë të përfshirë një numër i madh i partive politike e për te cilin ka pas denoncime te vazhdueshme ata që kanë filluar me u ndjek nuk janë ndjekur”, tha ai.

Por, Arton Demhasaj drejtor i organizatës “ÇOHU”  tha se politika duhet të heqë dorë nga sistemi i drejtësisë, pasi që ndryshe nuk ka dobi as vettingu.

“Problemi kryesor i gjyqësorit është politika. Edhe nëse bëjmë, vetingu ka me pas figura të tjera e që janë prapë të ndikuar nga politika. Momentalisht s’është momenti i duhur me hy në proces të vetingut. Nëse kuvendi s’ka mundësi me mbajt një mbledhje për një miratim ligji qysh mundet me i hy vetingut,  ku kërkohen 80 vota në kuvend”, tha ai.

Përparim Kryeziu nga GLSP, tha se Vettingu është vetëm një nga reformat e nevojshme institucionale që nuk e zgjidh problemin e drejtësisë.

“Pajtohem me nevojën e vettingut si parim pasi të gjitha nevojat aktuale për te bërë reformim janë ende pa rezultate. Duhet te kemi parasysh pasi procesi i vettingut është proces kompleks. Përbërja momentale politike lë shumë pak për të shpresuar. Vettingu është vetëm një nga reformat e nevojshme institucione qe nuk e zgjidh problemin e drejtësisë”, tha ai.

Ulsi Manja, kryetar i komisionit për çështje ligjore në Shqipëri, përmendi një varg problemesh me të cilat po përballet drejtësia në Shqipëri e Kosovë.

Tha se vettingu është vetëm një nga reformat e shumta që i duhen sistemit të drejtësisë. Por për të cilën thotë se mungon vullneti politik.

“Sistemi ynë kishe probleme me transparencë, vendimmarrje, mungesë të llogaridhënies dhe korrupsion, të tria janë të ndërlidhura mes vete. Rënien e besimit në nivele alarmante dhe sipas sondazheve 98 përqind nuk besonin tek sistemi drejtësisë.  Vettingu është një nga instrumentet e kësaj reforme por jo gjithçka. Reforma është plotësisht vullnet politik. Kur flasim për vullnet politik ky vullnet duhet të jetë i shprehur qartë nga dita e parë deri ditën e fundit”, ka përfunduar Manaj.

Të ngjashme