Politikanët në haxh, edhe Xhafer Tahiri niset për në Arabinë Saudite

Prishtinë | 29 Qer 2022 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është në mesin e besimtarëve myslimanë që sivjet kanë vendosur të nisen drejt Arabisë Saudite për pelegrinazhin e haxhit.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, i veshur siç parashihet të duken pelegrinët, shihet në një fotografi në areoportin “Adem Jashari”, të cilën e ka publikuar vëllai i tij, Ahmet Tahiri.

“Haxhi 2022”, shkroi ky i fundit në përshkrimin e fotografisë.

Haxhi, një obligim për myslimanët e aftë për punë, është një nga pelegrinazhet më të mëdha fetare në botë dhe zakonisht mbledh rreth 2 milionë njerëz në vit.

Sivjet, për pelegrinazhin e haxhit u nis edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

Të ngjashme