Politizimi i administratës, korrupsioni e krimi i organizuar – pengesat kryesore për integrim në BE

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 11:55 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Politizimi i administratës publike, korrupsioni dhe krimi i organizuar, si dhe një sistem gjyqësor joefikas mbetën fajtorët kryesorë të ngecjes së Kosovës drejt integrimit në BE,  raporton Ekonomia Online.

Kështu u tha në hulumtimin rajonal të publikuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), me temën “Evoluojnë apo sillen në rreth: Reformat institucionale dhe legjitimiteti demokratik në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi”.

Valëza Zogjani, Hulumtuese e politikave, D4D tha se pavarësisht që procesi i integrimit të Kosovës në BE ka nisur në vitet e 2000-ta, synimi i saj mbetet ende larg.

“Sa i përket Kosovës është  fakti që konsiderohet shtet kandidat potencial për anëtarësim në BE. Procesi i integrimit të Kosovës në BE ka filluar herët ne fillimin e viteve të 2000-ta në Samitin e Selanikut. Muajin tjetër bëhen 12 vjet që Kosova ka shpallur pavarësinë dhe fatkeqësisht rezultatet e integrimeve synimet tona nuk janë të prekshme. Administrata e politizuar, korrupsioni krimi i organizuar , sistemi gjyqësor jo funksional mbeten faktorët kryesor qe po e pengojnë Kosovën drejt avancimit për në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Ajo tha se edhe në aspektin politik Kosova nuk është që ka ndryshuar shumë nga vitet e 90-ta.

Për të vlerësuar demokratizimin e Kosovës është e pamundur të neglizhojmë politiken kulturën  e një vendi. Viti ‘74 pozita më e mirë që ka pasur Kosova. Situata politike e Kosovës nuk ka ndryshuar në fund te vitit të ‘90. Kosova nuk ka arritur të përmirësoje kulturën politike për rëndësinë e marrjes së reformave e vendimeve”, tha ajo

Demush Shasha, drejtor ekzekutiv Instituti Epik, tregoi se çfarë ka arritur Kosova përgjatë këtyre 10 vjetëve.

“Kosova ka bërë progres pas shpalljes së pavarësisë arritëm me negociua marrëveshjen e MSA-së që ka themeluar marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe ka çimentuar vulosur të ardhmen tonë për interesim në BE. Prej cili do vend prej filleve të procesit integrues deri në anëtarësim në BE nënshkruhen vetëm dy dokumente, marrëveshja e MSA-së dhe bëhet në fund në traktatin e anëtarësimit. Arritja qe në përkundër që nuk njihemi nga 5 vende të BE-së është nën arritje në rrugën tonë integruese. Në një botë paralele kjo nuk është dashur të ndodhë. Arritja qe përkundër mosnjohjes të kesh MSA është sukses në rrugën tonë integruese“, tha ai.

“Liberalizimin e vizave sado që  ironikisht tingëllon duhet të gjejmë një stafisaksion që dialogu ka fillua 95 kriteret janë përmbushur dhe tani presim një vendim nga BE sa i përket përmbylljes së këtij suksesi. Arritje përkundër se kemi pasur dyfish kritere. Arritja e tretë është fakti qe Kosova fale asistencës së BE ka përdorur në këto 7 vite 602 milionë euro për te financuar  projekte konkrete qe përmirësojnë jetën e qytetarëve“, tha Shasha.

Nina Kecojevic, hulumtuese e politikave publike (CEMI)  tha se është kënaqësi të flasëha për këtë projekt  të rëndësishëm.

“Duke pasur parasysh se Mali i Zi është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor krahas Serbisë qe negocion anëtarësimin në BE por edhe për shkak të dinamikes së hapjes së kapitujve negociues shpesh Mali i Zi quhet prijatar sa i përket pranimit në BE. Në këtë pozicion kontribuon edhe fakti qe Mali i Zi ka një numër të vogël çështjesh sa i përket pranimit në Be”, tha ajo.

Ajo tha se ende mungojnë reformat kryesore veçanërisht ne formën e zbatimit të zgjidhjeve ligjore te miratuara dhe eliminim e ndikimit politik nga puna e institucioneve.

Lexo më shumë:

Të ngjashme