Politizimi i bordeve që “ngriti në këmbë” diplomatët e huaj

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

“‘Deri kur mund të vazhdojë Kosova të ketë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare kur vazhdon të dëshmojë mungesën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ishte pyetja që ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, parashtroi në një tryezë debati në Prishtinë, i shqetësuar me emërimet e vazhdueshme politike nëpër bordet e ndërmarrjeve dhe agjencitë shtetërore.

Emërimi i anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike në Kosovë është një ndër proceset që vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile në Kosovë, e së fundmi, edhe nga faktori ndërkombëtar.

Tashmë është bërë praktikë që secila parti apo secili koalicion që vjen në pushtet, të emërojë anëtarët e partive politike në bordet e ndërmarrjeve publike. Madje, sipas shoqërisë civile, ndarja e posteve bëhet qysh në kohën e arritjes së marrëveshjeve të partive politike për koalicione qeverisëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme