Popujt e Ballkanit vetëm të bashkuar mund të mbrojnë trevat e tyre

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 17:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur konferenca rajonale që organizohet nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore, raporton EkonomiaOnline.

Konferenca u organizua në kuadër të Ditës së Paqes në Kosovë dhe se qëllimi i saj është adresimi i situatës në vend si edhe prezantimi i një vizioni ambicioz dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për paqen dhe të ardhmen e vendit e rajonit.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se vendet duhet të lidhen më shumë me njëra – tjetrën të dëshmojnë dëshirën për paqe.

“Procesi i integrimit është një temë më e rëndësishme që na lidhë që një pjesë e ambicieve të qytetarëve të Kosovës dhe rajonit për një shpejtim më të shpejtë për të qenë bashkë me vendet e tjera”, tha ai.

Ai tha se nuk është e drejtë që Kosova të pres ende të përmbushë kritere më shumë se sa vendet e tjera.

Sejdiu tha se Kosova nuk po kërkon asgjë më shumë se sa standardin evropian normal siç po bëjnë edhe vendet e tjera.

“Kosova nuk ka kapërcyer dhe nuk ka kërkuar të aprovohet më shumë se sa standardi normal por trajtim të barabartë si vendet e tjera, nëse në operacionin e zhvillimit të Bashkimit Evropian është bërë pranimi i dy vendeve në tranziocion e ish-bllokut komunist të shtypjes dhe për shkaqe strategjik shpejtohet hapi që ato të jenë pjesë e BE-së është e padrejtë që eshte vendet tjera që kanë kapërcye me ato sprova të mos shpejtohet e të ndihmohet”, tha Sejdiu.

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, tha se të gjithë popujt e duan paqen, por janë politikbërësit ata që dërgojnë në përplasjen e popujve në mes vete.

“Nuk ka popull që dëshiron të luftoj apo ta godas popullin tjetër, janë politikat që shpien në përplasje midis popujve dhe kjo varet nga kryesit e politikës dhe nga frymëzuesit”, tha ai.

Moisiu tha se popujt e Ballkanit kanë pasur momente të vështira në të kaluarën, por që ia kanë dalur kur janë bërë bashkë për mbrojtjen e trevave të tyre.

“Ballkani ka qenë rrugë kryq i perandorive botërore, ka qenë shenjë betejë e dy luftërave botërore, të gjithë këto kanë lënë gjurmë është e vështirë në Ballkan të përcaktosh një vijë që ndan njëra me tjetrën dhe është e çuditshme sepse në kushte të vështira të gjithë arrijmë të bashkohemi”, tha ai.

Kryetari i Federatës së Paqes Universale për Evropën dhe Lindjen e Mesme, Katsumi Otsuka, tha se federata po mundohet të krijoj paqe në gjithë botën.

“Federata e Paqes Universale është duke investuar në inteligjencën, dialogun për bashkëpunim për paqe, ne bashkëpunojmë edhe me liderët botëror për të arritur paqen botërore”, tha Otsuka.

Ai njoftoi se një konferencë e tillë do të mbahet edhe në muajin tetor në Tiranë.

Kryetari i Federatës së Paqes Universale në Kosovë, Binak Ulaj, tha se qëllimi i kësaj konference është domosdoshmëria e bashkëpunimit si sfidë dhe nevojë për integrim.

“Bashkëpunimi është kusht i domosdoshëm për krijimin e një shoqërie të qëndrueshëm dhe Federata e Paqes është e fokusuar në thellimin e zhvillimit rajonal të bashkëpunimit ndërfqinjësor”, tha ai.

Ulaj tha se Kosova nuk ka bashkëpunim të mirë fqinjësor me Serbinë dhe kjo për faj të atyre të cilët 20 vite pas luftës nuk ka kërkuar ende falje për krimet e bëra në Kosovë dhe kjo ka ndikuar në pengesat e integrimit të dy vendeve.

“Deri sa Kosova ka bashkëpunim funksional me shtete fqinje dhe rajonit, bashkëpunimi me institucionet e Serbisë ende është larg rrjedhave integruese dhe për shkak të mosgatishmërisë të krerëve të Beogradit që është vetëm me vullnetin e ndërkombëtarëve dhe jo të tyre, në vend se të kërkoj falje për krime ata shfrytëzojnë çdo mekanizëm kundër Kosovës, kjo veprimtari ka bërë të mos integrohemi në nivel të dëshiruar”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, tha se për momentin Kosova dhe Serbia janë në një situatë të jashtëzakonshme dhe për këtë po pësojnë edhe shqiptarët në Serbi, ata që jetojnë në Luginën e Preshevës.

“Rajoni jonë për momentin është në rrethana të jashtëzakonshme ku më mirë se një shqiptar i Luginës nuk mund ta dijë askush, janë 3 komuna shqiptare që jetojnë në jug të Serbisë, por që administrohen nga Serbia dhe shumica është popullsi shqiptare edhe që shtrihemi afer Kosovës është bërë si zonë tamponi në mes dy shteteve dhe kemi perjetu gjitha tensionimet e dy vendeve, vazhdojmë edhe sot të jetojmë në rrethana të tensionuara dhe elementi kryesor për ndërtimin e një fqinjësie të mirë është trajtimi i ndërsjellë i pakicave”, tha Kamberi.

Ai tha se shqiptarët e Luginës me padurim po pret një marrëveshje të mundshme në mes Kosovës dhe Serbisë duke shpresuar se edhe atyre do të u bëhet një zgjedhje.

“Kosova sot më shumë duhet të flas për Luginën, dhe të mendoj në marrëveshjen e tyre për shqiptarët e Luginës, në marrëveshje duhet të përcaktohet edhe pozita e shqiptarëve dhe të drejtat e tyre”, tha ai.

Deputeti nga SLS, Slobodan Petrovic, tha se po punon për komunitetin që i takon në mënyrë të ndershme.

Ai tha se i jep hapësirë më shumë interesave të shumicës që jetojnë në Kosovë.

“Jam përfaqësues i komunitetit serb, por frytet më të mëdha të lartësisë janë vlerat e njeriut nuk mund të gjejmë zgjidhje kompromisi dhe që thjeshtë të i përjashtojmë interesat e shumicës dërrmuese që jetojnë këtu, atyre të shqiptarëve, punoj për interesat e serbëve këtu por më shumë për interesat e shumicës që jetojnë në këtë vend”, tha ai.

Të ngjashme