Portal i ri dhe aplikacion në telefon për cilësinë e ajrit, qytetarët do të njoftohen në kohë reale

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 10:51 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) dhe Instituti Hidrometerologjik i Kososvë (IHMK) në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë shënuar aktivitetin Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit, raporton Ekonomia Online.

Ky aktivitet u tha se ka për qëllim të informojë publikun lidhur me rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe masat që ata duhet ndërmarrë për të mbrojtur veten, duke ndryshuar sjelljen e tyre dhe duke u përpjekur të ulin nivelin e ndotjes së ajrit.

Më konkretisht, qytetarët do të informohen për temat si në vijim: Çka është ndotja e ajrit; Burimet kryesore të ndotjes së ajrit; Rreziqet shëndetësore që shoqërohen me ndotjen e ajrit; Sjellja e rekomanduar për t’u mbrojtur nga cilësia e dobët e ajrit; Sjellja e rekomanduar për të zvogëluar ndotjen e ajrit; Burimet e besueshme të informacioneve lidhur me ndotjen e ajrit, rreziqet shëndetësore dhe sjellja e rekomanduar, me prezantim të Portalit të ri të Cilësisë së Ajrit nga IHMK, Aplikacionit të Cilësisë së Ajrit për telefona të mençur, dhe faqen e internetit të IKShP-së për Cilësinë e Ajrit.

Agron Kelemndi nga Milenium Fondation, tha se portali shtetëror i financuar nga ta dhe i monitoruar nga IHK-ja do t’u mundësoj qytetarëve që në kohë reale të dinë cilësinë e ajrit dhe efektet shëndetësore të tij.

“Ky rrugëtim filloi në vitin 2018 dhe tani jemi në përfundim të tij ku kemi krijuar një sistem informativ të dobishme për qytetarët që të informohen në kohë reale për cilësinë e ajrit. Kemi krijuar edhe sistemin e rekomandime shëndetësore, që ju japim të dhëna në lidhje me efektet shëndetësore që sjellë mungesa e cilësisë së ajrit”.

“Në portalin shtetëror të cilësisë së ajrit qytetarët kanë mundësi të marrin informatat dhe të orientojnë sjelljen e tyre në kuadër të saj. IHK është përgjegjës dhe e administron këtë portal. Kemi ndarë tri kategori që janë më të prekur nga ajri i ndotur, fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore. Për herë të parë në Kosovë kemi mundësi të dimë kush janë ndotësitë kryesor. Ndër ta janë ata që përdorin dru dhe qymyr”, u shpreh ai.

Shkumbin Shala nga Instituti Hidrometeorogjik i Kosovës, njoftoi se po e bëjnë monitorimin nga 13 stacione dhe në portal vazhdimisht ofrohen të dhëna specifike lidhur me cilësinë e ajrit.

“Tani të dhënat tona janë të qasme për të gjitha kategoritë. Kemi 13 stacione prej ku bëhet monitorimi. Puna po shkon shumë mirë falë donatorëve e në veçanti ky i fundit që kemi pranuar nga MCC”.

“Në portal kemi të gjitha informatat, specifika dhe parametra të veçanta sa i përket gjendjes se cilësisë të ajrit”, ka thënë ai.

Zyrtarja e Komunës së Prishtinës Seniha Bajraktari, duke e pranuar se kryeqyteti është nga komunat më të ndotura në vend premtoi projekte në shërbim të përmirësimit të cilësisë se ajrit, raporton EO.

“Jemi qyteti më i ndotur dhe kemi cilësinë e ajrit më të ndotur, kjo nuk vjen nga mos puna por nga frekuentimi i lartë. Ne nuk po ndalojmë së punuari për projekte që përfshijnë cilësinë e ajrit”.

“Jemi të gatshëm të marrim pjesë në aktivitete të tilla. Kemi 10 dokumentacione dhe 2 projekte. Një nga projektet është zgjerimi i rrjetit të ajrit”, ka thënë ajo.

Të ngjashme