Posta e Kosovës dhe komuna e Podujevës zyrtarizojnë tri marrëveshje

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e parë të punës, pas zgjedhjes së tij kryeshef Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, me bashkëpunëtorët e tij u mirëprit në Komunën e Besianës, nga Kryetari, Shpejtim Bulliqi me stafin e tij.

Në zbatim të vizonit dhe planit për dyfishimin e të hyrat vetanake nga shërbimet postare dhe komerciale, Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, falënderoi dhe i shprehi mirënjohje Kryetarit, Shpejtim Bulliqi për thellimin e bashkëpunimit në mes të Postës së Kosovës me Komunën e Besianës.

Ata zyrtarizuan tre marrëveshje bashkëpunimi, për Shpërndarjen e Tatimit në Pronë, për hapjen e sportelit të Postës, brenda objektit të administratës komunale, si dhe për Shërbimi Postar, që Posta e Kosovës dhe Komuna e Besianës ta kenë në qendër të prioriteteve interesin publik dhe lehtësimin e marrjes së shërbimeve për qytetarët llapjanë.

Kryeshefi Ekzektutiv, Xhevdet Smakiqi dhe Kryetari i Komunës së Besianës, Shpejtim Bulliqi, u zotuan që në vazhdimësi do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen për interesin e qytetarëve me projekte sa më atraktive.

Të ngjashme