Posta e Kosovës mohon lajmin se një punëtor i saj ka vdekur

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Posta e Kosovës ka reaguar lidhur me lajmin se një punëtor i kësaj ndërmarrjeje ka vdekur.

“Sqarojmë mediat dhe publikun e gjerë, se në ndërmarrjen publike, Posta e Kosovës Sh.A., nuk ka pasur rast të vdekjes së punonjësit, siç është raportuar sot në media”, thuhet në sqarim.

Gjatë ditës së martë është raportuar për vdekjen e një punëtori të Postës.

Por më pas u sqarua se ai është punonjës i Telekomit, që funksionon në të njëjtë ndërtesë.

Halim Hajdari, 54-vjeçar, ka ndërruar jetë dje në vendin e tij të punës në Telekomin e Kosovës. Dyshohet se vdekja e tij erdhi si pasojë e një sulmi kardiak.

Policia e Kosovës ka saktësuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm në prani të familjarëve të ngushtë, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

Për vdekjen e punëtorit të tyre ka shprehur ngushëllime dhe Sindikata e Punëtorëve të Telekomit.

“Telekomi i Kosovës nga dje, ka mbetur pa njërin nga teknikët më profesionalë, ndërsa kolegët dhe shokët kanë humbur mikun më të mirë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme